Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshifrore gjatë vitit 2014, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror. Sipas revistës ekonomike Monitor, shqiptarët kanë shpenzuan rreth 43 milionë euro për t?u kuruar në spitalet private. Kjo është gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore.
Problemet me shëndetësinë shqiptare, ku qytetarët nuk gjejnë zgjidhje në spitalet publike, ka bërë që shumë prej tyre të preferojnë alternativën e kurimit privat. Për pasojë, biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka lulëzuar, duke njohur një rritje dyshifrore gjatë vitit 2014.
Sipas të dhënave të revistës ekonomike Monitor, që iu është referuar të dhënave nga bilancet përkatëse, pesë spitalet dhe klinikat kryesore private në vend kanë qarkulluar në total rreth 6 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, me një rritje prej gati 18% në raport me 2013-n.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/problemet-me-spitalet-publike-shqiptaret-shpenzojne-43-mld-euro-te-privatet/