Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diplomatët shqiptarë po paguhen më pak se një shofer në vendet ku shërbjenë si përfaqësues të Shqipërisë. Ky është shqetësimi që ngriti deputeti demokrat Eduard Selami gjatë diskutimit nen për nen të buxhetit të Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar të rishihen pagat e tyre. Por sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtmë, Qirajko Qirko tha se bashkë me pagesat për qeratë, ujin e dritat, vlerësimi financiar i diplomatëve është i krahasueshëm me rajonin.
Diskutimi i buxhetit nen për nen, i ka shërbyer deputetit demokrat Eduard Selami të ngrejë shqetësimin për pagat e ulëta të përfaqësuesve diplomatikë të Shqipërisë në botë, dhe duke i kërkuar ministrisë së Jashtme, të rishikojë financat e tyre.
Deputeti demokrat, tha se shumë ambasadorë paguhen më pak se minimumi i nivelit jetik në vendet që shërbejnë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/diplomatet-shqiptare-ne-diete-pd-paguhen-nen-minimum-jetik-te-vendeve-ku-sherbejne/