Koncert me muzikë franceze - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-14 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teatri i Operas dhe Baletit i rikthehet jetës artistike në kryeqytet pas suksesit të shtatë shfaqjeve në Itali. Këtë të martë vjen më muzikë franceze. Një mbrëmje me kompozime që nuk janë luajtur asnjëherë në Tiranë, vjen për publikun si një koncert simfonik premierë për festat e fundvitit. Bashkë me veprat e kompozitorëve Bizet, Liszt dhe Franc, në Tiranë ka mbërritur edhe një prej dirigjentëve më të njohur në Francë, edhe për shkak të karrierës së tij politike. Lionel Stoleru do të drejtojë për herë të parë orkestrën simfonike, pjese e se ciles është dhe nga pianistja Miranda Deliallisi, që kthehet në Tiranë pas 14 vjetësh.?Vij në Tiranë për herë të parë për të drejtuar orkestrën simfonike të teatrit tuaj dhe ndihem keq që muzika shqiptare nuk vjen në Francë, ndërkohë që gëzohem teksa zbuloj sa shumë muzikë franceze kanë luajtur muzikantët tuaj. Megjithatë, programi që kemi zgjedhur të sjellim për publikun tuaj është një program tërësisht i ri, me vepra që muzikantët shqiptarë nuk i kanë luajtur më parë për publikun. Janë vepra të njohura e të panjohura njëkohësisht.?Storelu, si një artist që më herët ka mbajtur ne France portofolin e ministrit dhe së fundi rolin e këshilltarit ekonomik të Sarkozy-së, ka edhe nje mesazh te posaçëm për integrimin e Shqipërisë në BE.?Politikën dhe artin i bashkojnë dhe i ndajnë shumë gjëra. Unë e kam ndier si detyrim të përfshihem në jetën publike të vendit tim. Artistët mund të bëjnë shumëçka për vendin e tyre. Shqipëria mund të themi se është në Europë, por mesazhi im politik për ju është që të punoni fort dhe të hyni në Bashkimin Europian me hapa të sigurt , pasi vetëm kështu do të evitoni një gjendje si ajo që po kalon sot Greqia?.Sa i përket sulmeve të ndodhura në Paris dhe gjendjes aktuale, Stoleru tha se arti dhe muzika i duhen njerëzve për të ecur përpara dhe për të normalizuar situatat. Muzika është më e këndshme se politika, shprehet dirigjenti duke e ftuar publikun për në shfaqjen e së martës mbrëma në Teatrin e Operas.