Kosovë, opozita bllokon parlamentin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita në Kosovë hodhi serish gaz lotsjellës në kuvend, duke bllokuar përkohësisht seancën maratone të së hënës, ku në rendin e ditës është dhe votimi i buxhetit për vitin 2016 dhe disa marrëveshje me FMN-në. Pas disa orësh, seanca vijoi punimet vetëm me deputetet e mazhorances dhe 6 ligjvënës opozitare, pasi te tjerët u pezulluan. pak pas nisjes së seancës mëngjesin e te hënës, kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca dhe deputeti Pal Lekaj i AAK-së hodhën gazin lotsjellës, çka ka sjelle menjëherë ndërprerjen e punimeve dhe largimin e deputetëve. Jashtë ambienteve të kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes Konjufca tha se opozita nuk do të lejoje zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë për komunat serbe dhe Malin e Zi për kufirin. Gjate mbledhjes se kryesisë, nënkryetarja e kuvendit Aida Derguti hodhi serish gaz, duke sjelle pezullimin e përkohshëm te mbledhjes. Kryesia vendosi përjashtimin e deputeteve te opozitës, ndërsa lejoi vetëm gjashte prej tyre, per te qene te pranishëm ne sallën provizore. Ndërkohe deputeti i AAK-se Lekaj u arrestua ne ambientet e parlamentit dhe u dërgua ne Prokurori. Mediat raportojnë se priten arrestime te tjera. I menjëhershëm ka qene reagimi i ambasadorit amerikan Delawie, i cili shprehu shqetësimin per hedhjen e gazit lotsjellës. zyrtari amerikan rikujtoi dhe apelin e sekretarit kerri se dhuna nuk ka vend ne parlament. Shefi i diplomacisë amerikane shprehu shqetësimin per praninë e deputeteve me arrest shtëpie ne sallën e kuvendit. Hedhja e gazit ne parlament ndodhi pavarësisht kontrolleve te rrepta të deputetëve. Në ambientet e kuvendit janë pare forca të shumta policie.

Free Traffic Exchange