Milionat që do paguajmë për klimën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
687 milion euro është kostoja e Shqipërisë për masat qe duhet te marre ne ruajtjen e klimës. Ashtu si shtetet e tjera edhe vendi ynë deri ne 2030 duhet te aplikoje projekte konkrete per reduktimin e ndotjes dhe gazeve me efekt sere. Pas samitit te klimës ne France, ministri i mjedisit Lefter Koka deklaroi disa nga pikat ku do te ndërhyje vendi ynë për uljen e ndotjes. Një prej reformave me te afërta do te jete ajo e futjes se makinave te reja ne qarkullim dhe rritjes se cilësisë se karburanteve. Sipas nje përllogaritje paraprake te Ministrisë se Mjedisit, investimet me te mëdha per reduktimin e ndotjes do te shkojnë ne fushën e transportit, me rreth 650 milion euro. Ndërsa masat per uljen e ndotjes nga industria dhe ndërtimi parashikohet te kenë nje fature financiare prej 36 milion eurosh. Ne Samitin e Klimës, te gjitha vendet e botes arritën ne nje marrëveshje te përbashkët per te ndikuar reduktimin e gazeve ne ajër.

Free Traffic Exchange