Rama inspekton punimet në Himarë dhe Qeparo - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-14 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ata që do të zgjedhin Himarën dhe Bregun e Jonit për të kaluar pushimet do të kenë mundësi të shijnë plazhe tipike mesdhetare. Në prag të fundit të këtij viti në ketë zone ka nisur realizimi i një pakete të plotë investimesh, të financuara nga qeveria shqiptare, që do të rivlerësojë të gjithë potencialin turistik të Bregut. Për të inspektuar punimet Kryeministri Edi Rama ishte në Himarë dhe Qeparo. Sipas kryeministrit tij ky investim i hap rrugën një ripërtëritjeje urbane. Ndërhyrjet e aplikuara do të unifikoje panoramën e qytetit të Himarës. Edhe në Qeparo kanë nisur punimet për zgjerimin e shëtitores, segmenti i parë i të cilës që përfundoi para nisjes së sezonit turistik të këtij viti. Edhe në ndërtimin e saj po ruhen karakteristikat e zonës. Shëtitorja do te vishet me pllaka guri, ndërsa konturet përgjatë saj janë konceptuar në trajtë bedenash. Gjelbërimi dhe ndriçimi dekorativ janë elementët e tjerë të projektit.