Menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës, dy deputetë të lëvizjes Vetëvëndosje në një lidhje telefonike për Report Tv kanë theksuar se opozita e bashkuar nuk do të tërhiqet deri në shfuqizimin e dy marrëveshjeve.
Deputetja Shqipe Pajtina ka thënë se ata nuk do të ndalen nga aksioni i tyre. Ndërkohë Fisnik Ismaili, edhe pse në arrest shtëpie, ka marrë pjesë në seancën e Kuvendit, ndërsa për Report TV ka theksuar se gjithcka i kthehet normalitetit nëse shfqizohen dy marrëveshjet.