Tentativa për arbitrazh me “GFI” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse tentoi në vitin 2014-të të rishikonte kontratën me Global Fluid International, qeveria shqiptare nuk arriti dot te bënte nje hap te tille. Shkas për këtë nisje të konfliktit ishin pretendimet e koncesionarit, të cilat të shprehura përmes letrave i kërkon Ministrisë së Financave shënjimin e markimit të naftës bruto, dhe ekzaktësisht të asaj që prodhonte ?Bankres Petrolium? dhe ?Albpetrol?. Nisur nga këto kërkesa, Ministria e Financave njofton kompaninë Bankres për veprimet që duhet të kryente GFI, por Bankers i kthen përgjigje, duke thënë se nuk ka pranuar markimin për shkak se kompania nuk ka shënjuesin që arrin të kryejë veprimet në temperaturat e larta dhe se për çdo detyrim kontraktual që del nga markimi, pagesën duhet ta shlyejë shteti shqiptar. Në këto momente GFI shkon dhe certifikon shënjuesin e saj ne Izrael, përmes kësaj certifikate të siguruar nga Vizon Plus, ajo garanton se mund të shënjojë naftën deri në temperaturat 300 gradë celsius. Në këto momente Ministria e Financave së bashku me Avokaturën e Shtetit nisin përgatitjet për arbitrazhin. Në një raport të bërë te Ministria e Financave del që kompania ka bërë disa shkelje: nuk jep certifikatë për operacionet që bën te subjekti që paguan për këtë, dhe nuk ka blerë pajisjen e injektimit automatik, një detyrim që rrjedh nga plani i investimeve, të cilin ka paraqitur në momentin që morri koncesionin. Por ?Global Fluid? i kujton qeverisë se dhënia e certifikatave nuk është shprehur në kontratë, ndërsa injektuesi automatik do të blihet në momentin që do të shënjohej nafta bruto. Sipas këtyre llogarive, shteti shqiptar arriti në konkluzionin se nëse humbte çështjen në arbitrazh, kompania do t?i merrte 14 milion eurot e investimit plus fitimin e munguar në 10 vite. Nga një llogari i e thjeshtë, Shqipëria duhet t?i paguajë GFI nëse e humb çështjen 84 milion euro. Ajo që ende nuk dihet është se si do të zgjidhet ky konflikt, pasi kompania nuk tërhiqet nga kërkesa e saj, në bilancet që ajo raporton del me humbje për shkak të të ardhurave që i mungojnë nga markimi i naftës së Bankers.