“France football” për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-13 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prestigjiozja e futbollit botërore ?France Football? flet me superlativa per kombëtaren shqiptare si kundërshtare te Francës ne grupin A te Euro 2016. Pas hedhjes se shortit te fazës finale ne Paris, gazetaret e ?France Football? vlerësojnë se pika me e forte e kombëtares se drejtuar nga De Biazi është taktika e aplikuar nga italiani. Ne veçanti, vlerësimet maksimale i ka marre mbrojtja, ku sipas ?France Footbal, është shume e vështire te gjesh hapësira. Sipas ?France Football?, Shqipëria mund te jete skuadra surprize jo vetëm e grupit te gjelave, por edhe e gjithë Europianit. Piket maksimale si lojtar i merr kapiteni Lorik Cana, edhe per faktin se media franceze e njeh ate shume mire gjate kohës se angazhimit me PSG-ne, ndërsa ne shkrim theksohet se qendërmbrojtësi është mishërimi me i mire i taktikes se aplikuar nga kombëtarja shqiptare. Edhe gazeta e njohur sportive ?AS? shkruan se Shqipëria, duke marre ne konsiderate edhe mënyrën e kualifikimit, mund te rezultojnë si surpriza e këtij evropiani. Ndërsa per mediat ne Zvicër, përballja me Shqipërinë ne Europian, qe do te jete edhe ndeshja e pare e grupit për te dyja skuadrat do te kete shume duele, por edhe shume emocione per lojtaret e te dy kombëtareve.

Free Traffic Exchange