Investimet në sistemin energjetik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për ndërtimin e linjës së re 20 kv dhe 17 kabinave elektrike, një investim prej 108 milionë lekësh nga OSHEE, në zonën e Sarandës. Kreu i qeverisë tha se rrjeti është shumë problematik, pasi në 45 vite nuk është investuar asnjë lek.?Ne kemi vendosur t?i japim drejtim këtij problemi 20 e kusur vjeçar e faktikisht, me Unazën e Jugut dhe gjithë këto investime, në harkun e dy viteve problemi do të ndryshojë rrënjësisht. Por që verën e ardhshme, Saranda me këtë ndërhyrje që po bëhen nuk do të ketë problemet e rënda që ka pasur gjithë këto vite?.Shefi i ekzekutivit u shpreh se të gjithë do të donin të ripërtëritje brenda ditës, porse çka është shkatërruar në mbi 20 vite nuk mund të rindërtohet menjëherë.?Për herë të parë, kompania po investon në Sarandë dhe kudo. Kompania, deri përpara një viti, jo vetëm që nuk kishte para të investonte, por kërkonte 150-200 milionë dollarë për t?u mbajtur në këmbë dhe për të mos fikur dritat një herë e përgjithmonë. Sot, falë kontributit tuaj, falë kontributit të të gjithë atyre që nënshkruan marrëveshjet, jo vetëm që po investon, por edhe vetë kompania po paguan taksa për herë të parë dhe po bën investime. Kjo vjen si rezultat i kontributit, njerëzit filluan të paguajnë, vazhdojnë të paguajnë, kompania paguan taksa që i kthehen prapë njerëzve dhe bën investime?.Investimet në rrjetin energjetik në Sarandë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke bërë të mundur që e gjithë zona të mos njohë më ndërprerje të energjisë as në kulmin e sezonit turistik dhe as gjatë periudhës së dimrit.