Ruçi: Votë unike për Buxhetin 2016 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri 2 i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi garanton se vota e mazhorances, do te jete e unifikuar ne votimin e se enjtes per buxhetit dhe paketën fiskale nen për nen. Pas takimit te se premtes paradite, ne nje interviste per Vizion Plus, kreu i grupit parlamentar socialist Ruçi, sqaron se te gjitha mosmarrëveshjet janë zgjidhur përfshi edhe kërkesat e aleateve, e veçanërisht te PDIU për akcizën e birrës.?Sigurisht është e natyrshme qe edhe një pike qe unë e dëgjova, përfaqësuesi i PDIU ka qene ne takim ka rene dakord aty, është nje diskutim akcize për prodhimin e brendshëm te birrës qe unë mendoj qe s?ka marre informacionin e duhur, se ne rast se do te ishte qe ne fillim te takimit, ashtu sikurse aleati yne kryesor qe është LSI ra dakord, edhe PDIU do te bjere dakord me këtë?. Ruçi mbron projekt-buxhetin përkundër sulmeve te opozitës, duke theksuar se ky buxhet garanton rritjen ekonomike e ulje te borxhit?N.q.s Shqipëria ne 2013 e kishte rritjen ekonomike 1% ky buxhet parashikon qe ne 2016 te jete 3.4%. Te njëjtën gjë do thoja qe ky buxhet i thotë stop rritjes se borxhit te Shqipërisë. për here te pare borxhi jo vetëm qe nuk rritet, por për here te pare borxhi ulet. Ky buxhet jo vetëm qe si rrit taksat ndaj taksapaguesve shqiptare, por pas luftës qe po i behet nga qeveria informalitetit ne ekonomi, ne këtë buxhet parashikohen taksa te ulura.?Sipas Ruçit është kjo qeveri qe hoqi taksat per biznesin e vogël me xhiro deri ne 5 milion leke e nëse realizohen pritshmërite, ulja e taksave do te vazhdoje edhe me buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2017.?Me pikësynimin qe nëse parametrat e buxhetit do te shkojnë ne rregull ne projekt-buxhetin qe do paraqesim ne 2017 edhe keta qe jane me 80 milion leke do te paguajnë zero taksa?.Ne 17 dhjetor, parlamenti pritet te miratoje nen për nen buxhetin e paketën fiskale per vitin e ardhshëm, te cilat janë kundërshtuar ashpër nga opozita, por qe per shumicën garantojnë rritje ekonomike per vendin.

Free Traffic Exchange