Jahjaga: T’i japim fund korrupsionit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kohen kur bota po përballet me kërcënimet terroriste dhe jashtë tyre nuk mbetet as Kosova, presidentja Aifete Jahjaga deklaroi se vendi nuk mund te shndërrohet ne strehe te asnjë grupi ekstremist. Këtë deklarate Jahjaga e beri gjate konferencës se prokuroreve, ku u ndal edhe tek çështja e korrupsionit, qe mbetet problem shqetësues per shoqërinë kosovare. Presidentja e beri te qarte se te korruptuarit nuk mund te mbrohen me, dhe se ka ardhur koha qe te marre fund cikli i mosndëshkimit te këtyre personave, pasi askush nuk mund te jete mbi ligjin. Konferenca i sherbeu kryetares se shtetit te perserise ftesën per dialog ndaj forcave politike, pasi sipas saj rruga drejt Bashkimit Europian kërkon dialog, konsensus dhe marrëveshje. Ajo kërkoi qe qeveria dhe opozita te gjejnë nje zgjidhje, pasi institucionet e shtetit nuk mund te sfidohen çdo dite.