http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesëmarrësit ne samitin për klimën qe mbahet ne Paris, arritën nje draft marrëveshje ne përpjekjet per te frenuar ngrohjen globale. Marrëveshja po prezantohet pas thuajse dy javësh bisedime. Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, tha se behet fjale për nje pakt ambicioz me rendësi historike, qe kufizon nivelin e ngrohjes nen 2 grade dhe detyron vendet qe te rishikojnë çdo pese vjet, planet kombëtare per reduktimin e gazeve te efektit sere. Gjithashtu për vendet ne zhvillim, do te jepet nje fond prej 100 miliardë dollarësh. Me shume se 200 vende, po tentojnë te arrijnë nje marrëveshje per klimën ku vendet te angazhohen, per te ulur nivelin e gazeve te dëmshëm.