http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar turin ?Te pastrojmë me tej Shqipërinë? ne Gjirokastër, per t?i kthyer përgjigje opozitës dhe thirrjeve per revolucion demokratik ne 25-vjetorin e PD. Lideri i mazhorances Rama deklaroi se përballe nje qeverie qe synon te beje reforma per te ndërtuar shtet, qëndron nje force politike qe kërkon revolucion qe këtu te mos behet shtet.?Ne kemi nje force qe kerkon revolucion qe ketu te mos behet shtet, dhe ketu gara behet sit e marrim me shume vota, duke qeverisur sikur zbatojme ligjin dhe duke bere sikur paguajme taksa dhe duke i trajtuar si budallenjte me te medhenj ata qe zbatojne ligjin?.Rama ka theksuar se reformat nuk janë per te fituar zgjedhjet e 2017, por për gjeneratën e ardhshme, duke e beret e qarte se nuk do te kete tërheqje nga sanksionet e ashpra ndaj atyre qe bejne evazion pavarësisht protestave.?Ku mund te imagjinohen protesta per gjobat, pse me gjobisni mua kur me kapni duke vjedhur, pse te shkoj ne burg une nese fsheh te ardhurat, ou po ku te shkosh ne Varrezat e Dëshmoreve.?E ne kulmin e debateve për nje koncesion te dhëne nga qeveria Berisha, siç është ai i markimit te karburanteve, Kryeministri Rama ka sulmuar ashpër paraardhësin per menyren se si eshte sjelle me pasurinë e shqiptareve, por e ka beret e arte se kontratat e blinduara ne parlament nuk mund te ndërpriten pasi ne Gjykate do te ishin te avantazhuara kompanitë.?Ajo qe ne mund te bëjmë eshte qe kemi filluar t?ia veme kufirin tek thana te gjithë atyre qe jane ne Shqipëri per te fituar por per t?i kthyer popullit shqiptar atë qe i takon.?Turi ?Te pastrojmë me tej Shqipërinë? është pjese e procesit zgjedhor ne te cilin do te kaloje Partia Socialiste e per këtë arsye, vëmendjen me te madhe te fjalimit te kryeministrit e mori anëtarësia e partisë, e cila sipas tij, duhet te heqë dore nga koncepti se partia e ka detyrim t?i gjeje nje pune ne shtet duke theksuar se nuk është kjo arsyeja per te cilën e majta u votua ne 2013.