http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti Islamik kërcënon perëndimin me nje tjetër video. Kësaj here ne shënjestër është vene kryeqyteti italian Rome, ku luftëtaret pretendojnë te zhvillojnë betejën finale. Ne video shfaqen tanke dhe xhihadiste, qe marshojnë drejt Koloseumit, me besimin se do te dominojnë boten, por pervec amfiteatrit edhe nje tjeter pike e rendesishme, sheshi i Shen Pjetrit ne Vatikan. Videoja besohet te jete realizuar ne Irak. Militantet sulmojne objektiva te ndryshëm dhe përqafojnë njeri-tjetrin perpara se te nisen ne misione vetëvrasëse. Ne video shfaqen edhe flamujt e 60 shteteve, qe perfaqesojne vendet te cilave ISIS u ka shpallur lufte. Kjo video e ISIS publikohet ne nje kohe kur perendimi ka intensifikuar sulmet ndaj xhihadisteve ne Siri dhe Irak pas masakres se Parisit, ku gjeten vdekjen 130 persona. Bashkëpunëtore te kamikazëve po kërkohen nga policite e disa vendeve, ndersa Zvicra vazhdon te mbaje te mbaje te pandryshuar nivelin e alarmit. Autoritetet jane vene ne kerkim te dy personave qe besohet te kene lidhje me sulmet e 13 nentorit. Nje dite me pare ne Gjeneve u arrestuan dy persona pasi ne automjetin e tyre u gjeten gjurme eksplozivi, por nuk ka informacione nese ata jane te perfshire ne keto sulme.