Mbyllen hetimet për Prengën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet për deputetin Armando Prenga dhe ngre tre akuza ndaj tij. Ne dosjen dërguar Gjykatës mbi Prengen, rendojnë plagosja e lehte me dashje ndaj Gjok, Tom dhe Nikoll Calit, kanosja ndaj tyre si dhe armëmbajtja pa leje. Ne njoftimin e saj, prokuroria sqaron se nga hetimet ka rezultuar se 4 shtator te këtij viti, rreth orës 22:30, Armando Prenga ne ate kohe deputet, ka shkuar ne lokalin e Gjok Calit, ne Lagunën e Patokut. Tek ura e lokalit, Prenga ka debatuar me Drorian dhe Julian Cali, djali dhe nipi i pronarit te barit. Ne këtë kohe mbërrin dhe Gjok Cali i cili përfshihet ne debat me Prengen që shoqërohej nga 3 persona te tjerë. Ne debat e sipër, Armando Prenga ka nxjerre pistoletën dhe ka qëlluar ne koke Gjok Calin. Pas ngjarjes, Cali i është drejtuar komisariatit te Kurbinit per te bere kallëzimin ndaj deputetit. Por ne këtë moment, ne komisariat mbërrin edhe Armando Prenga me vëllain e tij dhe persona te tjerë. Jashtë komisariatit ka pasur përplasje mes dy grupeve, ndërsa Armando Prenga ka qëlluar me pistolete. Ndërsa personat e tjerë kane qëlluar me automatik. Nga te shtënat janë plagosur ne këmbe Tom dhe Nikolin Cali. Pas kësaj, familja Cali ka kërkuar procedimin penal ndaj deputeti Armando Prenga.Tashme dosja e detajuar i është dërguar Gjykatës. Ndërkohe Armando Prenga ndodhet ne arrest shtëpie, mase e caktuar nga Gjykata e Larte.

Free Traffic Exchange