“Mandati i Kokëdhimës të dërgohet në Gjykatë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka vendosur t?ia ktheje per rishqyrtim parlamentit çështjen e mandatit te deputetit socialist Koço Kokedhima. Ne njoftimin e publikuar ne faqen zyrtare, gjykata ka shpallur se ankimimi i PD është pranuar vetëm pjesërisht dhe pika ku opozita ka fituar ka qene shpallja anti-kushtetuese e vendimit qe shumica ka marre ne seance plenare per mos dërgimin ne Gjykate te mandatit te Kokedhimes. PD kishte kërkuar nga Gjykata vlerësimin e 3 momenteve: rrëzimin e vendimit te parlamentit, heqjen e mandatit per deputetin Kokedhima, si dhe interpretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Gjykata nuk është shprehur per mandatin e Kokedhimes, por ka rrezuar sjelljen e mazhorances, duke sqaruar se ne çdo rast vendimi per mandatin e nje deputeti i përket Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim argumentohet nëpërmjet interpretimit te nenit 70 te ligjit themeltar te shtetit:?Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.? shkruhet ne vendimin e Gjykatës.Tashme mbetet qe kërkesa e PD per heqjen e mandatit te deputetit Koco Kokedhima te kthehet ne parlament, deputetet ta miratojnë dërgimin e çështjes ne Kushtetuese dhe ne fund te jete gjykata, e cila do te shprehet nëse Kokedhima ka përfituar fonde publike ne kundërshtim me ligjin e duhet t?i hiqet mandati apo pretendimet e opozitës janë te padrejta.