Ndarja e pensioneve në banka - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-11 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda këtij viti të gjithë pensionistët do të kenë mundësi të tërheqin pensionin e tyre në bankë. Për të konkretizuar këtë nisëm, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, mblodhi në një takim drejtorët e bankave të nivelit të dytë. Nga 625 mijë pensionistë, vetëm 3% e tyre i marrin paratë në degët e bankave, ndërsa pjesa tjetër detyrohen të presin datën që nxjerr posta shqiptare. Bankat kanë rënë dakord me këtë nisëm, por ky shërbim duhet që të ofrohet përmes kostove, çka mund të bëjë mbajtjen e komisioneve tek paratë që marrin pensionistët. Pas kësaj kërkese të bankave, ka qënë Instituti i Sigurimeve Shoqërore që ka dalë garant për mbulimin e shpenzimeve të komisioneve bankare. ISSH jep çdo muaj 8.7 miliard lek vetëm për fondin e pensioneve, kjo bën që puna në zyrat e postës të këtë ngarkesë dhe të krijojë radhë.

Free Traffic Exchange