Komisari për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Hahn, ka bërë të ditur se Serbia do të nisë procesin e bisedimeve për integrim në BE dhe hapjen e kapitujve. Por, dialogu me Kosovën sipas tij, është i rëndësishëm dhe pritet një raport pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.