Basha e Berisha apel për zgjedhje të lira - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te përvjetorit te 25 te krijimit te Partisë Demokratike, zgjedhjet e lira janë shqetësimi kryesor per Partine Demokratike qe prej dy vitesh ndodhet ne opozite. Gjate prezantimit te një strukture te re ne PD, ?Fondacioni per liri dhe demokraci? Lulzim Basha, pasi ka bere analizën e situatës se sotme politike ka folur per nevojën e nje reforme zgjedhore dhe ndryshimeve kushtetuese qe te vendosin kufizime ndaj arrogancës se pushtetit.?Një reformë elektorale dhe zbatimi i saj do të bëjë të mundur që çdo shqiptar ta dijë e ta ndjejë veten të përfaqësuar në sallën e Kuvendit e kudo ku merren vendime për të. Një reformë kushtetuese që garanton se cilido pushtet që vjen, në vend të ngrefoset me 1 milionë shuplaka apo me shprehje të tjera të arrogancës fëminore e injorancës proverbiale të kësaj klase politike që e mendon akoma pushtetin si mjet shtypje, të matet dy herë para se t?i vërsulet themeleve të përbashkëta kushtetuese dhe garancive kushtetuese që ligji jep, jo vetëm për shumicën por edhe për pakicën në një demokraci?.Nevojën per zgjedhje te lira e ka përmendur edhe ish-kryeministri Sali, si kushti qe Shqipëria te behet nje dite anëtare e Bashkimit Europian. Por lideri i opozitës Basha dhe paraardhësi i tij Sali Berisha janë ndalur edhe tek protesta e 8 dhjetorit dhe akuzat për dhune.?Dufi dhe zemërata popullore para dy ditësh tek ?Dëshmorët e Kombit? nuk ishte skenar i opozitës, aspak. Dhuna e vërtetë është dhuna e qeveritarëve ndaj të pamundurve?.Ne 2 proceset e fundit zgjedhore ODIHR ka bere dhjetëra rekomandime per përmirësimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet, por qe ne vitin 2012 klasa politike nuk e ka ndryshuar kodin elektoral. Nje dite me pare ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta qe ftoi partitë politike te nisin punën per reformën zgjedhore e mbetet për t?u pare se sa thelle duan dy partitë e mëdha PS e PD te ndryshojnë ligjin për zgjedhjet.