Debate për kontributet e profesioneve të lira - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sërish Ministrinë e Financave. Këtë herë, shkak për debate është bërë ndryshimi që qeveria ka propozuar në paketën fiskale të 2016-ës, ku pagesës së kontributeve shëndetësore për profesionet e lira, i referon vlerën 97 mijë lekë, pavarësisht të ardhurave që realizon personi që i paguan ato. Kështu, si një avokat, dentist, farmacist apo kontabilist, duhet të jepte afro 22 mijë lekë nga 6500 që paguante sot. Por opozita e ka kundërshtuar ndryshimin e këtij neni. Deputeti Sherefedin Shehu tha se vetëm kuvendi mund të ndryshojë ligje financiare, dhe jo qeveria. Ai tha se me këto ndryshime shkelet kushtetuta.Një numër i madh shoqatash kanë kundërshtuar këtë nisëm të qeverisë, me argumentin se rriten artificialisht kostot dhe se është diskriminues, duke i futur të gjithë profesionet në një fashë, pa marrë parasysh lirinë e tregut. Tashmë mbetet për t?u parë se si do të përcaktojë pagesën e këtij kontributi Këshilli i Ministrave.

Free Traffic Exchange