Champions League, kualifikohen 5 ekipet e fundit në raundin e 1/8-ve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-10 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Chelsea, Arsenal, Roma, Dinamo Kiev dhe belget e Gent, ishin 5 skuadrat e fundit, te cilat u kualifikuan ne raundin e 1/8-ve te Uefa Champions League. Ne supersfiden e mbrëmjes ne Karaiskaqi, Arsenal shpartalloi vendasit e Olimpiakos duke zene vendin e dyte ne Grupin F. Heroi i takimit per topçinjtë te cilët zhvilluan ndeshjen me te mire te sezonit ishte francezi Oliver Zhirud autor i tre golave. Ne sfidën tjetër te grupit, Bajern e mbylli me fitore fazën e grupeve teksa mundi Dinamon ne Zagreb fale dopietes se Levandovksit. Asnjë problem per Chelsean qe e mbylli Grupin G ne vend te pare. Ne nje tjetër sfide delikate blutë e Londres fituan ne Stamford Brige 2-0 ndaj Portos, duke i nxjerre keta te fundit jashtë turneut prestigjioz te Europes. Skuadra e dyte qe preu biletën ne grup ishte Dinamo qe mundi ne Kiev Makabin Tel Aviv 1-0. Roma me shume fat u be skuadra e dyte italiane qe vazhdon ëndrrën Champions. Ne Olimpiko italianet u fërshëllyen nga publiku i tyre ne barazimin 0-0 ndaj Bate Borisov, ndërsa u ndihmuan edhe nga rezultati 1-1 i Bayer Leverkuesen ndaj Barcelones. Edhe pse zhvilloi nje loje mjaft te mire sidomos ne pjesën e dyte, gjermanet nuk arritën te rrëmbenin tre piket çka do t?i sillnin kualifikimin. Ne grupin e fundit atë H, kampionet e Belgjikës ju bashkëngjiten zenitit si skuadra e dyte kualifikuese pas fitores ne shtëpi ndaj ruseve 2-1. Humbje surprize per Valencian e teknikut te ri Geri Nevill qe u mund ne Mestaja 0-2 nga Lion duke mbyllur aventurën ne kompeticonin mbretëror. Shorti per raundin e 1/8 do te hidhet nga UEFA ditën e hënë ne orën 12:00 dhe ajo do transmetohet live dhe ekskluzivisht ne platformën Tring.

Free Traffic Exchange