Liçensa për pikat e karburanteve 170 herë më e shtrenjtë, ekspertët: Do rritet nafta- Ora News

2015-12-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka vendosur të rrisë me 170 herë tarifën për dhënien dhe përsëritjen e liçensave për pikat e shitjes me pakicë të karburanteve çka do të reflektohet me shtrenjtim të çmimit të naftës dhe benzinës për qytetarët.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave pagesa për dhënien dhe rinovimin e liçensave për këto pika në Bashkinë e Tiranës bëhet 5 milionë lekë dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera.
Më parë tarifat ishin përkatësisht 30 mijë lekë dhe 20 mijë lekë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/licensa-per-pikat-e-karburanteve-170-here-me-e-shtrenjte-ekspertet-do-rritet-nafta/