Debat për protestën në komisione - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta e opozitës qe prodhoi dhune e incidente ka shkaktuar debate ne Komisionin e Shëndetësisë. Pavarësisht temës per te cilën ishin mbledhur, deputete e mazhorances dënuan aktet vandale gjate tubimit te 8 dhjetorit. Por demokratet e quajtën provokim ndërtimin e bunkerit ne qendër te Tiranës. Debatet kane vijuar edhe me diskutimet për ndryshimet e ligjit te sigurimeve shoqërore për profesionet e lira. Grupet e interesit, përfaqësues te farmacisteve, stomatologeve, mjekeve kane kundërshtuar rritjen e kontributit mbi bazën e pagës maksimale prej 97 mije lekësh ne muaj. Edhe për këtë ndryshim, Lëvizja Socialiste per Integrim ka dale kundër qeverise. Nga ky projektligj, preken 17 profesione te lira dhe sipas nismës ligjore, ushtruesit e tyre janë te detyruar te paguajnë kontributet mbi bazën e pagës maksimale 97 mije leke.