http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Shëmti të trishtueshme në Ditën Kombëtare të Rinisë, të shohësh PD e sotme të mbytur në pellgun e një vandalizmi mizerabël?, e vlerëson kryeministri Edi Rama, protestën e opozitës.?Ç?shëmti e trishtueshme te krahasosh protestat e zemrave plot drite, pasion, qytetari, ironi e humor te 25 vjetëve me pare, me këtë shfaqje te vobekte te politikes se ngjirur te PD-se, e cila sot përpëlitet mes baltës se mendjeve te errëta te Shqupit dhe nje tufe te verbërish, te cilët shajnë ne hava, thyejnë xhama kot me kot, ndezin zjarre kuturu e dëmtojnë qorrazi, pronën publike ne mes te bulevardit te Shqipërisë?.Të njëjtën ndjesi përcjell kreu i qeverisë, për Partinë Demokratike, e cila sipas tij, 25 vjet pas krijimit si force e shpresës se shqiptareve, mbeti një PD e katandisur ne hijen e vetvetes, që shpresën e vdekur përpiqet ta ringjalle me sharje e me te njëjtën egërsi primitive qe do t?i digjte e shkatërronte ne fakt dhe fatkeqësisht, edhe regjimi komunist.?Neveri për politiken e ngjirur te nje Partie Demokratike ne shthurje te vazhdueshme, pa vizion, pa lidership, pa asnjë alternative qeverisëse dhe, fatkeqësisht, edhe pa asnje lidhje me kohen europiane te Shqipërisë e as me ëndrrat, shpresat, problemet e hallet e sotme te shqiptareve?.Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke vlerësuar rolin e Policisë së Shtetit, e konsideroi protestën e opozitës si fytyrë të së shkuarës.?Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund te kthehemi kurrë pas. Shfaqje e shëmtuar e fytyrës se vërtete te shkatërrimtareve! E shkuara nuk mban dot peng Shqipërinë! Faleminderit Policisë se Shtetit! Nje tjetër dallim i madh me te shkuarën qe kemi lëne pas?.Ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani. ?Kryeministri, biri i atit vrasës, u fsheh derisa opozita mbylli mitingun, dhe nxori kokën per te folur nga kushedi se cili bunker?, shkruan Ristani, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave antiqeveritare.