Abuzimi me shitjen e naftës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht masave te marra si dhe ndryshimeve ligjore, rrugët e tregtimit te karburanteve te cilësisë se keqe, nuk janë mbyllur. Ekspertet thonë se shitja e naftës dhe benzinës jashtë standardeve, vjen për shkak te përzierjes që bëhet me produktin qe del nga impiantet e përpunimit te naftës bruto. Këto te fundit për specialistet, duhen mbyllur pasi janë te vështirë për t?u monitoruar. Por tregu i hidrokarbureve ne vend është i vogël, ndaj duket e vështirë tërheqja e investitorëve serioze ne industrinë e përpunimit te naftës bruto. Edhe pse zyrtaret konfirmojnë se ne 80 % te tregut shitet karburant brenda standardeve, shitja ilegale e 4.4 milion litrave nafte virgin, dëshmon se abuzimi është ne përmasa shume me te mëdha, sesa pranohet zyrtarisht.