25-vjetori i rënies së komunizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
25-vjetori i rënies se diktaturës bashkon kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse i janë shmangur takimit atyre desh te ishin ne një panel. Megjithatë organizatoret, ishin kujdesur qe Rama dhe Berisha te mos qëndronin pranë njeri-tjetrit. Madje te miremenduara ishin dhe fotot qe shfaqeshin ne ekran gjate fjalës se çdo folësi. Kryeministri Rama theksoi se sfida e Shqipërisë tashme eshte integrimi ne Bashkimin Europian, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj politikaneve qe vazhdojnë me mendësinë e se shkuarës.Per ish-kryeministrin Berisha 25 vitet pas rënies se komunizmit ishin me te bekuarat, ndërsa sot armiqtë me te mëdhenj te shqiptareve sipas tij, janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ne aktivitet është përcjellë mesazhi i sekretarit te shteteve te bashkuara Xhon Kerry ne emër te presidentit Obama. Ai është lexuar nga ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu. Edhe kancelaria gjermane Angela Merkel, përmes nje video-mesazhi ka dhene përshëndetjen e saj. Edhe politikane te njohur te rajonit dhe përfaqësues te Lëvizjeve për Paqe kane dhëne mesazhet e tyre per Shqipërinë.

Free Traffic Exchange