“Hetim krimeve të komunizmit” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i shtetit Bujar Nishani, kërkon nisjen e hetimeve për krimet pa gjyq, të kryera gjatë diktaturës komuniste. Por, për të nisur procedurat përkatëse për ekzekutime të ndodhura dekada më parë, do të duhen indicie, dëshmi e prova te reja.Në një takim në ?Qytetin Studenti? me studentë të ekselencës dhe dekanët e Universitetit të Tiranës, Presidenti nuk ngurroi të bënte një paralelizëm mes krimeve të komunizmit dhe sulmeve terroriste pak jave me parë në Paris. Presidenti risolli ne vëmendje statistika nga krimet e komunizmit, sipas të cilave mbi 6 mijë vetë janë ekzekutuar, shumë prej të cilëve ende pa varr. Ndërsa 984 vetë kanë vdekur në kampet e përqendrimit për shkak të torturave.

Free Traffic Exchange