http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre sindikata te arsimit kundërshtojnë mbylljen e vendeve te punës per 7 mije punonjës dhe delegimin e tyre ne varësi te pushtetit vendor. Te thirrur ne Komisionin e Edukimit si grupe te interesit per diskutimet mbi buxhetin, sindikalistet deklaruan se tkurrja e tij, do te ndikoje ne uljen e cilësisë se arsimit. Sindikatat kane akuzuar Ministrinë e Arsimit per emërime politike dhe te pamerituara ne shkolla. Kjo akuze ka shkaktuar debate mes deputeteve te majte dhe opozitës ne komision. Ndërkohë drejtues te Ministrisë se Arsimit, u kane dhënë përgjigje pretendimeve te sindikalisteve ne lidhje me buxhetin. Sa i përket shkurtimeve ne radhët e punonjësve te arsimit, ata sqaruan se 7 mije edukatore dhe punonjës te mirëmbajtjes, se bashku me fondin e pagave, do te kalojnë ne varësi te pushtetit vendor.