“Të shmanget konfliktualiteti, ka rënë konsumi” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi i bën apel politikes qe te ule tonet konfliktuale, pasi si pasoje e kësaj atmosfere, ekonomia është ne ngërç dhe rrjedhimit ka rene konsumi. Për biznesin, kjo klime e tensionuar, reflektohet çdo dite te enjte ne Parlament. Komuniteti i biznesit ka raportuar ne Komisionin e Ekonomisë, lidhur per problematikat qe ata hasin ne aktivitetin e tyre. Problem kryesor mbetet infomaliteti ne treg, ndërsa kane kundërshtuar rritjen e taksave ne disa industri.Njëkohësisht, biznesi ka kundërshtuar edhe ashpërsimin e masave ndëshkuese për ata qe bëjnë evazion dhe kontrabandë. Sipas tyre, këto masa nuk do jene eficente, pasi kontrabanda ne nivele te mëdha, behet me bekimin e politikes. Dëgjesat e bizneseve, ishin ne kuadër edhe te reflektimit qe Parlamenti mund te beje ndaj paketës dhe buxhetit 2016.