Bujar Nishani në burgun e Spaçit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vigjilje te 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist, presidenti Nishani ka zgjedhur të nderojë viktimat e diktaturës në një nga burgjet më famëkeq të Shqipërisë, në Spaç. Komunizmi ka rënë prej mëse dy dekadash, por ata që dhunuan nëpër burgje nuk kanë kërkuar ende falje, ndonëse nuk janë përballur me hakmarrjen e viktimave.Për këtë arsye presidenti tha se është koha për drejtësi. Presidenti ishte i shoqëruar nga ish-të burgosur dhe ish-të përndjekur politikë. Ai ndau edhe dekorata për disa prej njerëzve, që i bënë rezistencë regjimit diktatorial të Enver Hoxhes e që për pasojë humbën jetën.

Free Traffic Exchange