http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai është njohur për peizazhe që rrëfejnë shumë për njeriun. Por, këtë herë Mjeshtri i Madh, Agron Dine, ka vendosur që përbri telajove plot ngjyra që ofrojnë shumë më shumë se natyrë, të sjellë edhe kostume popullore. Ai ka zgjedhur galerinë ETC, ndoshta për të dhënë edhe një mesazh: Që arti të blihet pak më shumë, të paktën aq sa i dhurohet publikut.Emra të njohur të artit vizual janë mbledhur në këtë aoz artistik në ETC. Kjo ekspozitë që prezanton 45 punimet më të fundit të piktorit do të jetë e vizitueshme për publikun në katin e dytë të galerisë ETC deri më datë 15 dhjetor.