Basha: Betejë deri në rrëzimin e qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të rinjve demokratë Lulzim Basha u kujtoi arsyet se përse 25 vite më parë, studentët u ngritën për të rrëzuar diktaturën komuniste. Ndërsa në 1990 të rinjtë ishin mbledhur në grevë urie, në një godinë të ftohtë, dy dekada e gjysmë më pas, kreu demokrat nga salla e Pallatit të Kongreseve, bëri thirrje për të rrëzuar qeverinë, që sipas tij, ka thelluar varfërinë masive në popull.?8 dhjetori është ditë e historisë, por është dita për të bërë sërish histori. Dita e protestës, për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare Rama-Meta.?Me qeverinë Rama, sipas kryetarit opozitar, e vetmja derë e hapur për qytetarët është ajo e burgut, pavarësisht se hajdutët e vërtetë janë vetë qeveritarët.?Ky është aparteidi i Edi Ramës. Kjo e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme, 100 mijë ikin në Gjermani, 200 mijë aplikantë për SHBA. Do e bëjnë më keq po t?i lëmë ne, por jam i bindur se ne nuk do t?i lëmë. Kupa është mbushur.?E vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza është një qeveri teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, tha Basha. Dhe për këtë ka gati një plan.?Më 8 dhjetor nisim maratonën e përballjes. Si do e bëjmë, kush do ta bëjë? Populli mundet dhe do ta bëjë, me pjesëmarrje masive dhe pa u lodhur për asnjë çast. e treguan fqinjët tanë në Rumani dhe Maqedoni.?Për Lulzim Bashën, askush nuk ka parë një ditë të mirë në këto dy vite të qeverisjes Rama-Meta, me përjashtim të ortakëve të krerëve të mazhorancës.