Masa ndaj policëve privatë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg per policët e shoqërisë private, të cilët ranë pre e grabitjes së 3.8 milionë eurove që po i transportonin jashtë vendit. Mes 6 te akuzuarve është edhe administratori i shoqërisë, ndërsa per shoqëruesin e parave, Agron Lloha, Gjykata caktoi arrest shtëpie. Në dëshminë e dhënë para prokurorit, ata thanë se u gjendën në befasi kur persona te veshur si police iu drejtuan me fjalët ?Duart lart, policia e shtetit?. Sipas rrëfimit të tyre, makina e grabitësve i ndërpreu rrugën blindit të shoqërisë private. Në këtë moment, 5 personat e armatosur i goditën ata me sende të forta, madje arritën t?i merrnin dhe armën njërit prej policëve privatë. Sipas të dhënave të organit të akuzës, me këtë armë dyshohet se ata qëlluan në ajër. Pasi hapën derën e makinës së transportit të parave, ata nxorën prej aty 4 thasë dhe u larguan nëpërmjet rrugës dytësore. Në afërsi të Urës së Limuthit, ata braktisën automjetin e tyre, i cili pas verifikimeve, rezultoi se lëvizte me targa false dhe i çregjistruar.

Free Traffic Exchange