Ndahet nga jeta Mirjan Hakani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eshte ndare nga jeta ish-peshëngritësi dhe mësuesi i merituar Mirjan Hakani. Nje nga sportistet me te mire nder vite te 17 Nëntorit dhe ish-kampion dhe rekordmbajtës ne sportin e peshëngritjes, ka vdekur pasditen e se shtunës. Lajmi per ndarjen nga jeta te Mirjan Hakanit është dhene ne Facebook nga miq te tij. Hakani dy vjet me pare i ishte nënshtruar nje ndërhyrjeje te komplikuar kirurgjike ne zemer. Pasi përfundoi karrierën aktive ne sport ne vitet ?90 Hakani u caktua mësues i Edukimit Fzik fillimisht ne shkollën ?Mihal Grameno? dhe me pas ne gjimnazin ?Ismail Qemali?. Ne te dyja këto shkolla, ai ngriti palestrat e para te forcës qe ishin me modernet ne Shqipëri, ndonëse me mjete primitive vetëm me hekura te salduar dhe duke shfrytëzuar njohjet dhe miqësitë ne ndërmarrjet e Tiranës. Pas ndryshimit te sistemit, Mirjan Hakani ka qene drejtues i disa agjencive sportive si ne rang bashkiak ne Tirane ashtu dhe ne rang kombëtar. Hakani ishte iniciator i rikonstruksionit te pjesës stërvitore te stadiumit kombëtar ?Qemal Stafa? dhe i ambienteve te tjera sportive ne kryeqytet si palestra e me vone pallati i lojërave me dore Farije Hoti. Hakani ka qene promotor i spektakleve me karakter sportive dhe i ndeshjeve miqësore te futbollit me politikaneve dhe gazetareve apo mes politikaneve te dy kampeve pas vitit 1997. Mirjan Hakani mbante titullin Mjeshtër i Madh i akorduar nga presidenti Moisiu ne vitin 2006 miqësore te futbollit me politikaneve dhe gazetareve apo mes politikaneve te dy kampeve pas vitit 1997.

Free Traffic Exchange