Basha: Qeveria po rrënon shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka vendosur nje emërues te përbashkët ligjeve te miratuara mëngjesin e se shtunës ne parlament; tregues i rrënimit qe kjo qeveri po sjell mbi shqiptaret. Ne nje deklarate për mediat, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se me rrëzimin e hetimit ndërkombëtar per ?CEZ ? i siguroi vetes imunitet për 600 milionë euro qe u ka vjedhur shqiptareve. Basha ka sulmuar edhe ligjin e pronave e ndryshimet ne Kodin Penal, duke paralajmëruar se beteja kundër tyre nuk mbaroi me debatin ne seance. E per te gjitha këto arsye, lideri i opozitës i ka ftuar qytetaret te protestojnë ne 8 dhjetor para Kryeministrisë. Prej ditësh, i gjithë aksioni opozitar është përqendruar tek protesta e 8 dhjetorit, duke u bere apel te gjithë qytetareve te zhgënjyer nga qeveria te bashkohen ne shesh kundër qeverise.