Kuvend, miratohet buxheti 2016 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 16 orësh debatesh, Kuvendi i Shqipërisë ka arritur të miratojë me 84 votat e mazhorancës buxhetin dhe paketën fiskale të 2016-ës. Në fund të seancës, deputeti Anastas Angjeli, relator i projektbuxhetit u ka bërë thirrje të gjitha palëve në parlament te votojnë për uljen e borxhit publik dhe mbështetjen e rritjes ekonomike. Pavarësisht zërave kundër, në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku disa deputetë nuk ishin dakord me rritjen e akcizës për birrën që prodhohet në vend, kreu i grupit parlamentar të kësaj force, Petrit Vasili, tha se në vetvete buxheti dhe paketa fiskale mbështesin sektorët strategjikë në ekonomi dhe shtresat në nevojë. I ashpër në qëndrimet e tij ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi ligjin e buxhetit si një pastrim etnik që po i bëhet shqiptarëve. Për Berishën, vitin që vjen do të largohen më shuam se 60 mijë shqiptarë. Përveç paketës fiskale dhe buxhetit, në fund të seancës plenare Kuvendi miratoi me 84 vota ndryshimet në Kodin Penal, ku ashpërsohen deri në burg masat për biznesin që fsheh të ardhurat, po ashtu kaluan me 78 vota pro dhe 44 kundër ndryshimet në ligjin për kompensimin e pronave, ndërsa ligji per lojërat e fatit u fut për rishqyrtim në Komisionin e Ekonomisë. Opozita nuk arriti dot të bënte votat për propozimin e saj lidhur me hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ. 10 deputetë abstenuan, 63 votuan kundër dhe 52 pro, mes votave pro, ishte edhe ajo e Ilir Metës.

Free Traffic Exchange