http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ore pasi Parlamenti ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal, te cilat ashpërsojnë masat kundër atyre qe bëjnë evazion, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur këto sanksione ne qytetin e Kukësit. Ne kuadër te turit ?Te pastrojmë me tej Shqipërinë?, lideri i mazhorances ka theksuar se asnjë biznes qe nuk e shkel ligjin nuk ka pse i trembet ashpersimit te dënimeve. Rama ka shpjeguar se beteja kundër informalitetit është pjese e përpjekjes per te bere shtet e për te pasur guximin per te realizuar reforma qe nuk janë bere ne dy dekada ne Shqipëri. Ashtu si ne te gjitha takimet e zhvilluara si pjese e turit ?Te pastrojmë me tej Shqipërinë?, Rama ka risjelle ne vëmendje situatën ku ishte Shqipëria 2 vjet me pare dhe arritjet gjate qeverisjes se majte, duke theksuar se procesi i shtet ndërtimit nuk do ndalet.