http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e sekretarit amerikan te Shtetit John Kerry ne Greqi ka rikthyer protestat ne Athine. Policia u përlesh me grupe anarkiste qe kundërshtonin ketë vizite. Ata hodhën koktejl molotovi dhe gurë ndaj forcave te rendit, shkatërruan vitrinat e dyqaneve dhe disa automjete. Dy persona u plagosen dhe u transportuan ne spital. Ndërsa gjashte te tjerë u ndaluan nga policia. Tensioni zgjati per disa ore ne rrugët e kryeqytetit. Autoritetet greke do te jene ne gjendje alarmi edhe përgjatë ditëve te ardhshme, pasi ne 6 dhjetor shënohet përvjetori i vrasjes se nje adoleshenti nga policia gjate një proteste ne vitin 2008. Ata kane siguruar informacione se anarkistet do te tentojnë serish te kryeje akte dhune jo vetëm ne Athine, por edhe ne qytete te tjera kryesore dhe janë shtuar masat për ruajtjen e objekteve te rëndësishme.