Opozita refuzon Mustafën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre liderët e partive opozitarë në Kosovë kanë refuzuar tryezën e kryeministrit Mustafa, duke e cilësuar ftesën e tij si formale dhe joserioze. Duke folur në një konferencë për shtyp, pas një takimi trepalësh, Haradinaj, Limaj e Ymeri thanë se rrugëdalja e vetme është tërheqja e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Ata bënë thirrje dhe për lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të arrestuar. Më herët, kryeministri i vendit Isa Mustafa ftoi për dialog ditën e hënë liderët e opozitës me qëllim gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në të cilën ndodhet vendi. Ftesa e Mustafës u përshëndet dhe nga presidentja e vendit Ahtifete Jahjaga, e cila i bëri thirrje palëve për dialog.

Free Traffic Exchange