http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, qeveria e Ismail Qemalit krijoi ushtrinë shqiptare. Në këtë 103 vjetor, në Ministrinë e Mbrojtjes, u organizuar një ceremoni për të kujtuar jo vetëm themelimin e Forcave të Armatosura, por edhe të gjithë ata që kontribuuan në ushtri. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se gjatë ekzistencës mbi 1 shekullore, janë kaluar shumë sprova. Por, Kodheli kërkoi kujdes nga ushtarakët shqiptarë të përgatiten ndaj rrezikut të akteve terroriste, apo fluksin e emigrantëve. Anëtarësimi në NATO, sipas Ministres së Mbrojtjes përbën arritjen më të madhe historike të Forcave të Armatosura. Në fillim të dhjetorit 1902, për herë të parë në historinë e Shqipërisë u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, apo siç njihej ndryshe si Ministria e Luftës. Strukturat kryesore përbërëse ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare, si edhe Xhandarmëria.