Diplomatët: Të pastrohet sistemi i drejtësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkombëtaret e shohin si një kusht të domosdoshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, reformimin e sistemit të drejtësisë. Bronislava Tomá?ová, ambasadorja e Çekisë në Tiranë, ka bërë një deklaratë të fortë ku shprehet se Shqipëria nuk do të humbë vetëm hapjen e negociatave dhe anëtarësimin, por do të ketë pasoja edhe më të rënda. Sipas saj, pasuria që kanë prokurorët dhe gjyqtarët në vendin tonë është e pajustifikueshme.?Pa këtë reformë, nuk ka hapje të negociatave me BE-në. Por pasojat e mosarritjes së kësaj reforme janë shumë më serioze sesa dështimi në procesin e integrimit në BE. Është e çuditshme që disa nga gjyqtarët apo prokurorët kanë grumbulluar një sasi të tillë pasurie e cila zor se mund të provohet duke konsideruar të ardhurat zyrtare. Në këndvështrimin tim është absurde që disa prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve shpesh as nuk përpiqen ta fshehin këtë pasuri. Mua më duket se sistemi i drejtësisë jo vetëm që nuk merret me këto lloj rastesh, por madje është edhe larg nga të qenit i gatshëm për t?u marrë me këto raste?.Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ambasadori grek Leonidas Rokanas. Ai e ka konsideruar reformën në drejtësi si alternativën e vetme.?Kjo reformë ka të bëjë me ju në radhë të parë, pastaj me Europën. Nuk ka liri pa sigurinë e shtetit të së drejtës. Greqia do ta mbështesë këtë reforme. Nuk ka alternativë tjetër përveç saj?.Por ka edhe nga ata ekspertë të cilët fajësojnë politikën për korrupsionin që ka sot drejtësia në Shqipëri. Parlamenti ka hartuar ndryshimin e 58 neneve të kushtetutës, ku reformohet e gjithë mënyra se si zgjidhen dhe funksionon i gjithë sistemi i drejtësisë.

Free Traffic Exchange