Abcom: Digitalb hoqi aksesin në TV Kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra qytetare shqiptare nuk kane akses ne kanalet televizive kombëtare, pasi kompania Digitalb, nga 1 dhjetori ne mënyre te paparalajmëruar dhe te njëanshme vendosi ndërprerjen e shërbimit televiziv me kompaninë Abcom. Ne ketë situate, kompania ka reaguar, duke nënvizuar se e ka të pamundur te mbroje abonentët e saj qe janë përballur me humbjen e kanaleve, përfshire edhe ata kombëtare. Abcom e konsideron një rast të paprecedent nga kompania Digitab, duke argumentuar se ne asnjë vend te Europes nuk mohohet e drejta e informimit apo e aksesit te qytetareve ne stacionet televizive kombëtare pavarësisht platformave ku ata janë abonentë. Ne deklaratën e kompanisë, theksohet se Digitalb ne menyre krejtësisht te pandershme ne treg dhe ne shkelje me ligjin e transmetimit, per te detyruar abonentët te bëhen klientë te saj, i ka hequr te drejtën qytetareve te shohin kanalet kombëtare. Me përfundimin e marrëveshjes, ne mënyre te njëanshme Digitalb ndërpreu sinjalin e transmetimit te saj ne Abcom, duke mos respektuar kontratën, e cila parashikon qe te gjithë klientët qe paguan shërbimin e tyre deri me 30 nëntor do te vazhdonin te merrnin shërbimin deri ne përfundimin e saj. Por Abcom ben te ditur se ka nënshkruar nje marrëveshje me kompaninë Tring ne mënyre qe te vazhdoj te ofroje per te gjithë shikuesit ne platformën e saj, kanale me programacion shqiptar krahas nje pakete Abcom me 150 kanal ndërkombëtare dhe shqiptare, te cilat vazhdon t?i ofroje prej vitesh ne HD. Paketa e rifreskuar televizive përmban filma HD, dokumentare seriale dhe turneun me prestigjioz te futbollit Uefa Champions League.