Tiranë, grabitje me maska e armë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër grabitje me armë e maska është regjistruar ketë të enjte në dalje të Kasharit. Persona ende të paidentifikuar, të pajisur armë automatike kanë grabitur një automjet të blinduar, që i përkiste një kompanie private sigurie. Sipas policisë dyshohet se grabitësit të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në vendngjarje janë gjendur disa gëzhoja. Për të fshehur gjurmët, grabitësit kanë djegur edhe një mjet, i cili dyshohet se u shërbeu atyre për t?u larguar nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu mblodhën provat, ndërsa kane nisur aksionin për kapjen e agresoreve. Deri me tani nuk dihet sesa është shuma e grabitur me dhune. Kjo është grabitja e dytë brenda vitit në këtë aks rrugorë. Në 10 tetor të këtij viti një tjetër makine e një firme sigurie, qe kishte mbledhur xhiron ditore te një biznesi pranë një qendre tregtare u grabit nga tre persona të armatosur e te maskuar.

Free Traffic Exchange