Marrëveshja me koncesionarin e Rinasit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda pak ditësh, qeveria shqiptare do të arrijë një marrëveshje me koncesionarin e Rinasit për t?i hequr ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore, në mënyrë që të nisë ndërtimi i aeroporteve të reja, gjë e cila do të sjellë uljen e çmimit të biletave. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, tha se pala gjermane është dakord, me kushtin që qeveria të paguajë dëmin financiar, që shkaktohet nga rishikimi i kontratës. Deputetët kanë debatuar edhe për faktin se shumë rrugë në Shqipëri për të cilat ka nisur ndërtimi para disa vitesh, ende nuk kanë përfunduar. Duke iu referuar rastit të aksit Tiranë - Elbasan, ministri tha se rrëshqitjet e dherave kërkojnë një studim të ri të zonës, dhe me shumë gjasa rruga nuk përfundon as në 2016-ën. Edhe pse para disa ditësh së bashku me kryeministrin Rama, Haxhinasto firmosi marrëveshjen me kompaninë kineze ?China State Construcion?, për të filluar ndërtimi i rrugës së Arbrit, ai nuk arriti të thoshte asgjë për kushtet e kontratës, as sa do të jetë tarifa e kalimit në atë rrugë pas përfundimit, dhe as pjesën nëse shteti shqiptar duhet të japë para shtesë për përfundimin e saj. Buxheti që do të ketë Ministria e Transporteve vitin e ardhshëm, do të tkurret me 130 milion dollarë, ndërkohë që janë planifikuar të ndërtohen vetëm dy segmente të reja: ai Rrogozhinë - Kapshticë dhe Vorë - Hani i Hotit. Një pjesë të konsiderueshme të fondeve i merr edhe mirëmbajtja e rrugëve, ku për herë të parë do të ngrihet sistemi i menaxhimit të trafikut së bashku me biletimin elektronik. Më shumë se gjysma e parave që do të jepen në infrastrukturë vijnë nga financimi i huaj.

Free Traffic Exchange