http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
870 persona ne Shqipëri, mes tyre 40 fëmije janë te prekur me Hiv Aids. Edhe pse vendi ynë ka nje prevalence te ulet te infeksionit Hiv, vitet e fundit specialistet kane vene re rritje e numrit te te prekurve. Vetëm ne 2015 janë diagnostikuar me Hiv pozitiv 87 persona, midis tyre edhe nje fëmije. Ne kuadër te ditës botërore kundër Hiv Aids, Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj beri apel per ndërgjegjësimin e popullatës dhe diagnostikim ne faze te hershme. Përfaqësues te Kombeve te Bashkuara te pranishëm ne aktivitet, theksuan domosdoshmërinë futjes se testit te shpejte ne paketën baze te shërbimit parësor, nje mënyre edhe per te per te mësuar lindjet e fëmijëve me Hiv. Numrin me te madh te te prekurve me Hiv Aids e zë Tirana me 42% me pas vjen Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Lushnja.