http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Agjencia qe monitoron tregun e lojërave të fatit dhe Ministria e Financave duket se kane gjetur rrugët ligjore se si te shpërblejnë vetveten. Ne nje prej neneve te projektligjit thuhet se 20 % te vlerës se gjobave dhe kamatëvonesave, qe merren nga subjektet do ta mbaje agjencia me qellim shpërblimin e punonjësve, por edhe per investime. Por ky fakt ka gjetur kundërshti te forta edhe nga radhët e deputeteve të mazhorances. Deputet hodhën poshtë ketë pike te draftit të lojërave të fatit, duke lene ne fuqi vetëm 10 % te vlerës se gjobave për t?i mbajtur institucioni per realizimin e investimeve.Pas nje pauze disa mujore ne komisionet parlamentare, projektligji pritet e miratohet ne kuvend ne seancën e radhës. Por nje nder pikat e tjera qe ka hasur ne kritika është edhe shtyrja me nje vit e heqjes se lojërave te fatit nga qendrat e qyteteve drejt periferive.