http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është e angazhuar përkrah partnereve te koalicionit ndërkombëtar ne luftën kundër terrorizmit dhe rezultat i përpjekjeve te saj është ulja e numrit te shqiptareve qe luftojnë per Shtetin Islamik. Ketë konstatim e beri shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati nga Brukseli, ku mori pjese ne punimet e ministerialit dyditor te NATO-s.?Shifrat per Shqipërinë jane ne rënie. Shqipëria ka bashkëpunuar me partneret e saj ne luftën kundër terrorizimit dhe roli aktiv i saj është i njohur. Shqipëria eshte promotore e stabilitetit ne rajon?.Ministri Bushati komentoi edhe marrëdhëniet me Rusinë dhe ndau te njëjtin qëndrim me aleatet e NATO-s se integrimi i rajonit te Ballkanit drejt aleancës do te thotë me shume stabilitet dhe prosperitet per këto vende. Gjate punimeve te ministerialit, shefat e diplomacisë se vendeve te NATO-s diskutuan edhe per garantimin e masave per mbrojtjen e sigurisë së Turqisë, si dhe per situatën ne Afganistan, ku Shqipëria do të vijojë të ofrojë kontributin saj edhe gjatë vitit 2016.