Armando Prenga kërkon aktet e dosjes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ndryshimit të masës së sigurisë, ish-deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga kërkon aktet e dosjes hetimore. Në dalje nga Prokuroria e Përgjithshme, deputeti nuk pranoi të prononcohet, ndërkohë që avokati i tij tha se pas marrjes së akteve, do të kërkohet ndryshimi i masës së arrestit shtëpiak. Ish-deputeti socialist akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje në lidhje me konfliktin për lagunën e Patokut. Ndërsa për anëtarët e familjes Cali, Gjykata e Kurbinit dha masën e arrestit me burg për dy anëtare dhe la te lire njërin prej tyre. Konflikti ndodhi me 4 shtator para komisariatit të Laçit, ku si pasoje e nje përleshje me arme, mbeten 7 persona te plagosur.