http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzoi nga Durrësi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Vangjush Dako, për lidhje me bandat kriminale. Në konventën e Forumit Rinor Demokrat, Basha tha se oligarkët pushtet nuk mendojnë veçse të pasurohen me ndihmën dhe nën diktatin e krimit. Për kryedemokratin, krerët e mazhorancës janë përgjegjës për varfërinë që prej dy vitesh mbizotëron në popull. Për t?iu kundërvënë kësaj qeverisjeje dhe politike antipopullore, Basha ftoi të rinjtë në protestën e 8 dhjetorit në Tiranë. Për Lulzim Bashën gjendja e rëndë ekonomike në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me premtimet elektorale të gënjeshtërta dhe të pambajtura të Ramës dhe Metës.